Blitz

 Breaking News

“E putha unë e para”, aktorët tregojnë historinë e tyre të dashurisë dhe marrëdhënien pedagog-studente

“E putha unë e para”, aktorët tregojnë historinë e tyre të dashurisë dhe marrëdhënien pedagog-studente
October 03
16:15 2018

Çifti i aktorëve të suksesshëm rrëfyen në emisionin “Rudina” historinë e tyre të dashurisë. Genc Fuga dhe Eni Jani treguan se ishin njohur në universitet kur ai ishte pedagog dhe ajo studente. Por ndjenja midis tyre lindi vetëm pas studimeve.

“Pasi kam mbaruar fakultetin kemi rastisur në një film të dy bashkë dhe aty siç duket filloi të më shihte ndryshe. Unë vazhdoja t’i thoja profesor dhe ai në një moment më thotë: Mos më thuaj më profesor.Më pas gjërat filluan të ishin ndryshe, mbi të konsideruarit koleg. Nuk ka patur një propozim klasik, por ne kemi qenë në një mbrëmje dhe unë ia thashë vetë e para. E putha unë e para. Tre vite më vonë ne jemi martuar. Dasma jonë ka qenë e përbashkët. Kemi bërë tre ditë dasmë. Pas një viti e pak lindi vajza e parë që quhet Stina dhe më vonë Ajri”- tregoi Eni.

Ndërkohë Genci tregoi dhe një tjetër detaj interesant:

“Marr vesh më vonë që një ditë  Eni ka qenë duke më parë bashkë me një shoqen e saj dhe ajo i thotë: Nuk është i keq ky… Dhe citati i Enit ishte: Ku e ka të mirën ai. Tmerr, llogarit pastaj se çfarë pune duhej pastaj për t’i rrëmbyer një puthje aq më tepër vullnetare”

Ata kanë tashmë një marrëdhënie të mrekullueshme, në jetë por edhe në karrierë. /Blitz.al/

Share