Blitz

 Breaking News

E njihni përshëndetjen klasike të Mbretëreshës? Epo, ajo mund të mos jetë dora e saj e vërtetë, por një dorë…

E njihni përshëndetjen klasike të Mbretëreshës? Epo, ajo mund të mos jetë dora e saj e vërtetë, por një dorë…
September 29
11:08 2018

Një dorë mekanike e pajisur me dorashkat e vet Mbretëreshës mund të jetë zëvendësuesja e dorës së Elizabeth.

Prej 66 vitesh tashmë ajo është “e detyruar” të ngrejë dorën për të përshëndetur nga larg në çdo dalje publike në të gjithë Britaninë e Madhe.

Edhe pse në formë të mirë, në një moshë mbi 90-vjeçare, Mbretëresha me siguri e ndjen lodhjen e gjithë këtyre përshëndetjeve, për këtë arsye pse të mos gjejë një alternativë?

Janë disa prej mediave më të njohura britanike si “The Sun” apo “Mirror” ato që tregojnë rreth dorës mekanike, të cilat citojnë vajzën e vetme të Mbretëreshës, Anna-n, nga libri “The Queen of the World”.

Princesha tregohet e rezervuar duke treguar vetëm për ekzistencën e një dore mekanike, të dhuruar nga një grup studentësh australianë disa vite më parë, më shumë për shaka se sa si zgjidhje për lodhjen e Elizabeth. Që nga ai moment duket se Mbretëresha është shprehur shumë entuziaste për dhuratën.

Gjithsesi, autori i librit Hardman kërkon që ta përjashtojë mundësinë e përdorimit të dorës mekanike në publik, duke thënë se përdoret vetëm për shaka brenda mureve të kështjellës Balmorai. /Blitz.al/

Share