Blitz

 Breaking News

E mbani mend telenovelën “Rubi”? Ja si është aktorja kryesore sot

E mbani mend telenovelën “Rubi”? Ja si është aktorja kryesore sot
February 07
17:06 2017

Disa vite më parë, në televizionin Vizion Plus u transmetua telenovela “Rubi”, e cila për disa kohë theu rekorde shikueshmërie në vendin tonë.

Arsyet ishin nga më të shumtat, por më kryesorja ishte subjekti i telenovelës dhe aktorja kryesore Barbara Mori, në rolin e Rubit, një vajzë seksi e lozonjare që ndodhej mes 2 dashurive.

Bukuria e Rubit çmendi meshkujt në këtë telenovelë, por nuk mbetën pas as meshkujt shqiptarë, pse jo edhe femrat.

Por ku është aktorja e njohur sot?

Barbara Mori është aktore uruguajane, tashmë në moshën 38-vjeçare, që ka luajtur në një sërë telenovelash e filmash spanjollë.

Prej vitesh ajo ndjek karrierën, por edhe familjen.

“Rubi” ka edhe një profil në Instagram me emrin “delamori”, ku mban të informuar fansat e saj për jetën dhe aktivitetin që kryen.

Aktorja ka një djalë nga martesa e parë, Sergio Mayer Mori, i cili së fundmi u bë edhe baba. Barbara Mori tashmë është një gjyshe dhe shpesh hedh edhe foto të mbesës në Instagram.

Barbara pak kohë më parë u diagnostikua me kancer, pasi ishin sëmurur më parë me të njëjtën sëmundje edhe nëna dhe daja i saj. Ajo arriti të mbijetojë pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu në kohë.  

“Duhet ta shijojmë jetën në kohë, sepse nesër mund të jetë tepër vonë”,- thoshte Barbara në kohën kur ishte e sëmurë.

“Duhet të jeni falënderues për çdo minutë të kësaj jete dhe të keni guximin për të rrezikuar”.

Ju kishte marrë malli për Rubin?

Shpresojmë jo më! /Blitz.al/

 

  

 

Share