Blitz

 Breaking News

E ftojnë në ‘Ellen Show’, grimierit shqiptar nuk i japin vizën

E ftojnë në ‘Ellen Show’, grimierit shqiptar nuk i japin vizën
April 09
14:39 2019

Ai është një ndër grimierët më të preferuar të vajzave të showbizit shqiptar. Po flasim për Arbër Bytyqin i cili tashmë është bërë i njohur edhe jashtë vëndit. Për Arbrin kanë shkruar disa platforma prestigjoze si “Insider” apo “Brightside, por sikur mos të mjaftonin këto ai është ftuar edhe në një nga emisionet më të famshme në botë siç është “Ellen Show” nga Ellen Degeneres.

Për këtë ai foli i ftuar në “Prive” ku ka rrëfyer 10 gjërat që nuk dinim për të duke thënë se:

“Ka ndodhur një bujë kohët e fundit nëpër media ku janë përhapur transformimet e mija. Pak a shumë ka ndodhur papritur, kur një mëngjes zgjohesh e merr një telefonat prej ‘The Insader’ ose ‘Brightside’. Madje kam marr një email dhe më pas një telefonat nga një gazetar i ‘The Ellen Shoë’, domethënë ka qenë e pabesueshme, nuk e dija a të gëzohesha, a të qaja. Kështu që shumë shpejt kemi për të pasur edhe një reportazh të shkurtër që do të përgatitet për ‘Ellen Shoë’, për arsye se unë nuk mund të shkoj për shkak të vizës.”,- përfundoi Arbri.

Share