Blitz

 Breaking News

E ëma e Oni Hysenbelliut u bë shkak që ai nuk bleu një super makinë sportive: Pagova kapar por…

E ëma e Oni Hysenbelliut u bë shkak që ai nuk bleu një super makinë sportive: Pagova kapar por…
November 11
16:08 2018

Fatmir Hysenbelliu ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, në Abc News. Në një intervistë ndryshe, ku Oni na ka prezantuar një anë të fshehtë të tijën, ai ka folur për pasionin për makinat por edhe marrëdhëniet me familjarët e tij.

Ai ka rrëfyer se ka bërë dy herë aksident dhe që prej asaj kohe, mamaja e tij ka shumë merak, madje nuk e lejon që ai të kalojë 100km/h.

“Ka qenë një rast kur mbusha 18 vjeç do blija makinën time të parë sportive, isha në dyqan dhashë kaparin ta blija dhe në fund nuk e bleva, ja fala e kaparin sepse mamaja filloi duke qarë pasi nuk donte ti jepja një makine të shpejtë”.

Pra, kjo tregon edhe marrëdhënien e ngushtë të Fatmirit me nënën e tij, për më tepër shihni intervistën e plotë

/Blitz.al/

Share