Blitz

 Breaking News

E cilësuan si “e bukura dheut”, e dashura e Gaz Pajës qenka vërtetë e tillë

E cilësuan si “e bukura dheut”, e dashura e Gaz Pajës qenka vërtetë e tillë
November 25
13:08 2018

Gaz Paja kishte folur edhe më herët për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, por as ai nuk ishte shfaqur aq hapur me të në publik, as ne nuk e kishim parë akoma.

Përpara disa kohësh, i ftuar në “Wake Up”, aktori e  kishte përshkruar partneren e tij si “ të bukurën e dheut“, ndërkohë që edhe moderatorët e emisionit kishin bërë shumë komplimenta në lidhje me të.

Dhe në fakt të drejtë kanë pasur pasi e dashura e Gazit qenka vërtet një femër e bukur.

E gjatë, bjonde, me trup të rregullt e fytyrë të ëmbël, ajo është nga ato vajza që nuk kalon pa rënë në sy.

Aktori i njohur i humorit dhe e dashura, e cila thuhet se quhet Ira, ishin së fundmi në mbrëmjen e çmimeve “Kult”, nga ku është shkëputur edhe fotoja e mëposhtme e publikuar nga “Panorama Plus”.

“Nuk kemi akoma, as bashkëjetesë, as unazë. Jemi në proçesin e njohjes, mirë po shkon. Unë jam tip impulsiv, ajo është ndryshe, që është diçka shumë e mirë. Ndihem vërtet mirë“.- ka rrëfyer Gazi gjatë asaj interviste.

/Blitz.al/

Share