Blitz

 Breaking News

Dy të rinj “viktima” të humorit në internet, tregojnë si është të bëhesh meme

Dy të rinj “viktima” të humorit në internet, tregojnë si është të bëhesh meme
September 26
19:16 2018

Zakonisht kur shkon në një club pret ta kalosh mbrëmjen duke festuar, të kërcesh me shoqërinë apo dhe të njohësh ndonjë person interesant por nuk pret aspak që të bëhesh meme. Kjo ishte ajo që i ndodhi Patrick Richie dhe Lucia Gorman  para pak netësh, të cilët teksa ishin duke folur me njëri tjetrin gjatë një feste ju shkrep fotoja e mëposhtme e cila u kthye në meme menjëherë duke u  bërë virale në të gjitha rrjetet sociale.

Lucia duket aspak e interesuar për atë që është duke i bërtitur Patrick në vesh dhe momenti u kthye në burim frymëzimi për shumë persona të cilët i bashkangjitën fotos shkrime të ndryshme lidhur me politikën, pop kulturën, kafshët madje dhe Eurovizionin. E përbashkëta e të gjithë memeve është se Lucia tek të gjitha ak dalë si “viktimë” e vëmendjes së tepruar”

Kur u pyetën nga Neësbeat, të dy 18 vjeçarët patën komente të ndryshme në lidhje me tu bërit meme. Patrick tha se fotoja nuk ështe dhe aq pozitive për imazhin e tij por që donte ta dinin të gjithë se ai nuk është ndonjë “i humbur”, madje është mjaft popullar mes vajzave sepse është lojtar futbolli.   Ndërsa Lucia ka thënë se nuk ishte tërësisht faji i shokut të saj për situatën sepse ajo ishte shumë e lodhur dhe çfrëdo që ai ka thënë nuk i ka interesuar shumë, donte thejshtë të shkonte në shtëpi. Gjithsesi të dy janë shprehur se nuk i pëlqen si duken në foto, djali tha se po tqa dinte që do bëhej meme nuk do vishte këmishën që kishte zgjedhur për atë natë ndërsa vajza do donte ta kishte bërë make up-in më mirë. Në fund asnjëri nga ata nuk është mërzitur, madje i duket për të qeshur që dhe gjyshërit e tyre e kanë para foton dhe tani janë disi të famshëm. /Blitz.al/

Share