Blitz

 Breaking News

Dy plus dy bëjnë katër! Publikohet fotoja e parë e Marinës dhe e Luanës me partnerët në krah…

Dy plus dy bëjnë katër! Publikohet fotoja e parë e Marinës dhe e Luanës me partnerët në krah…
September 29
09:28 2018

Është folur gjithmonë për lidhjen e Luana Vjollcës me Krenar Çocajn, edhe pse kjo gjë nuk është pranuar nga ata, të cilët kanë dashur ta mbajnë larg syrit të kamerave dhe të mediave rozë. Nga ana tjetër, një tjetër formë ka marrëdhënia e motrës së Luanës, Marinës me Getoar Selimin të cilët tashmë formojnë një prej çifteve më të dashur e më të përfolur të showbizit. E ndërkohë që dy çiftet ecin në kahe të kundërt të botës së thashethemeve, së fundmi në rrjet ka qarkulluar një foto e tyre të katërt bashkë.

Ata janë në dasmën e Sara Hoxhës e të Ledion Liços të mbajtur pak javë më parë në Itali, e kjo foto është shkëputur nga një fragment i videos së tyre.

Në kë fragment, motrat Vjollca janë të qeshura si gjithmonë, ndërkohë që baxhanakët duken seriozë.

Kjo është hera e parë që dy çiftet kapen në një foto të gjithë së bashku dhe mund të themi se duken kaq bukur! /Blitz.al/

Share