Dua Lipa, një princeshë e gjakosur
October 30
11:21
2016
Edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, u është bashkuar përgatitjeve dhe festimit të Halloween. Duhet thënë se kostumi që ajo ka zgjedhur është jo pak i frikshëm.
Këngëtarja e “Hotter than hell” ka postuar në rrjetet sociale foto ku ajo shfaqet si një princeshë e gjakosur, me fustan të bardhë e kurorë, në shoqërinë e miqve të saj të maskuar gjithashtu.
Ajo shihet teksa gëzon dhe kërcen duke u ndier komode nën këtë kostum. /Blitz.al/