Blitz

 Breaking News

Dua Lipa në kopertinën e revistës prestigjoze: “Ju lutem më pickoni, një ëndërr u bë realitet”

Dua Lipa në kopertinën e revistës prestigjoze: “Ju lutem më pickoni, një ëndërr u bë realitet”
December 04
10:39 2018

Dua Lipa është një këngëtare mjaft e dashur për publikun dhe gjithmonë është përpjekur të qëndrojë sa më pranë ndjekësve të saj. Tani ajo sapo na ka treguar një nga ëndrrat më të mëdha, të cilën ka arritur ta realizojë. E e dini cila është ajo? Të ishte në kopertinën e “British Vogue”.

Vetë këngëtarja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram kopertinën e revistës prestigjoze British Vogue dhe përbri saj shkruan:

“Ju lutem, dikush të më pickojë! Një ëndërr u bë realitet. U jam kaq mirënjohëse dhe këtë moment historic do ta kem gjithmonë në zemër”

E veç këtyre, Dua Lipa falenderon që kanë zgjedhur pikërisht atë për të qenë në kopertinën e muajit janar./Blitz.al/

Share