Blitz

 Breaking News

Dua Lipa, Lorik Cana, Ermal Meta dhe shumë emra të njohur, bëhen bashkë për një arsye

Dua Lipa, Lorik Cana, Ermal Meta dhe shumë emra të njohur, bëhen bashkë për një arsye
November 13
16:53 2018

Shumë shqiptarë të talentuar të mbledhur në një vend, dhe të gjithë sëbashku në kujtim të Skënderbeut.

Dua Lipa, Inva Mula, Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Lorik Cana, Elhaida Dani, Olen Cezari, Genc Tukiçi dhe Eno Peçi, do të performojnë sëbashku në një koncert që do të mbahet me 19 nëntor 2018 në Romë, Itali.

Lajmin e ka bërë të ditur, tenori Ramë Lahaj, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram.

“Tok sëbashku për Skënderbeun. Në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Znj. Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të Qeverise shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe artistë shqiptarë me famë botërore.
Pas takimit me Papën koncerti madhështor ” Të Bashkuar në kujtim të Skënderbeut”. – shkruan tenori në mbishkrimin që shoqëron foton me artistët shqiptarë të njohur në botë.

/blitz.al/

Share