Blitz

 Breaking News

Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet ish-modelja e njohur

Drejtonte makinën në gjendje të dehur, arrestohet ish-modelja e njohur
October 10
21:32 2018

Ajo ka qenë një ndër modelet më të famshme në botë, dhe bëhet fjalë për Katie Price. “Mirror” shkruan se 40-vjeçarja është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi drejtoi makinën në gjëndje të dehur.

Katie po fesonte ditëlindjen e të dashurit të saj dhe teksa po kthehej për në shtëpi është aksidentuar me Range Roverin e saj në një shkurre. Fatmirësisht ajo nuk ka pësuar dëme të mëdha por makina Range Rover e tipit të fundit është dëmtuar në disa vende.

Katie është dërguar , në një rajon në jug të Londrës dhe pasi policia ka konstatuar se ishte në gjendje të dehur ka nisur edhe hetimin penal për ish-modelen e njohur. I dashuri i saj ndodhet aktualisht në rajonin e policisë në mbështetje të saj dhe është fotografuar mjaft i stresuar nga paparacët.

/Blitz.al/

Share