Blitz

 Breaking News

Drake tha se donte të krijonte një familje me Rihanna-n, por çfarë mendon këngëtarja?

Drake tha se donte të krijonte një familje me Rihanna-n, por çfarë mendon këngëtarja?
October 16
18:30 2018

Në media bëri bujë të madhe deklarata e reperit Drake gjatë intervistës së fundit me basketbollistin LeBron James në programin e tij HBO. Ai u shpreh se me Rihannan kishte thurur ëndrra të mëdha dhe gjithmonë ka dashur që të kishte një familje dhe fëmijë me të. Reperi tha se në periudhën që ishin të lidhur gjatë gjithë kohës e ka menduar atë gjë.

Por pas kësaj deklarate që u përhap me shpejtësi ka ardhur edhe reagimi i këngëtares edhe pse jo në një mënyrë të drejtëpërdrejtë si ai Drake.

Kanë qenë burime prane “Hollywood Life” dhe miq të saj , që janë shprehur se Rihanna është mjaft e lumtur që i ka dëgjuar këto fjalë sepse edhe ajo ka patur të njëjtin mendim kur ata ishin të lidhur. Të kishte një familje dhe fëmijë me Drake, dhe i vjen keq që gjërat shkuan këtu ku janë.  Artistët patën një lidhje shumë të ndërlikuar me njëri-tjetrin duke u ndarë e u bashkuar shumë herë . Në vitin 2016 ata u ndanë përfundimisht nga njëri-tjetri duke zhgënjyer shumë fansa.

 

Share