Blitz

 Breaking News

Drake dhe Future “rrëzojnë” nga froni Jay Z dhe Kanye West

Drake dhe Future “rrëzojnë” nga froni Jay Z dhe Kanye West
January 09
18:30 2017

Reperat e njohur, Drake dhe Future kanë thyer një rekord për sa u përket turneve në të gjithë globin.

Pollstarpro, i cili klasifikoi turnetë e artistëve të ndryshëm në vitin 2016, ka publikuar së fundmi listën e turneve më fitimprurës. Drake dhe Future kanë fituar plot 84,3 milionë $ nga 56 datat e koncerteve. Dy të rinjtë kanë “rrëzuar nga froni” Kanye West dhe Jay Z, të cilët mbanin më parë rekordin me turneun Watch the Throne”, i cili arriti të mblidhte plot 75,6 milionë $ për 63 data.

Pavarësisht se tashmë “Summer Sixteen tour” mban titullin si turneu më fitimprurës nga një artist hip-hop, Drake dhe Future renditen në vendin e 11-të në renditjen e përgjithshme, ku Bruce Springsteen, Beyonce, Coldplay, Gun N’ Roses dhe Adele bëjnë “Top 5”. /Blitz.al/

OVOFBG ?? EUROPE UP NEXT w/ special guests TBA ?

A photo posted by champagnepapi (@champagnepapi) on

Share