Blitz

 Breaking News

“Don’t f*ck them”, reagon Mirela Kumbaro: “Ia arriti qëllimit paçka se…”

“Don’t f*ck them”, reagon Mirela Kumbaro: “Ia arriti qëllimit paçka se…”
November 05
15:52 2018

Postimi i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro ku nxiste të rinjtë për të lexuar  ka bërë bujë të madhe. Ai është bërë objekt për meme të ndryshme të cilat janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Vetëm pak orë më parë ka ardhur edhe reagimi i Kumbaros e cila shprehet:

“Keqardhje për vorbullën krijuar nga citimi origjinal i John Waters,që siç ia arriti qëllimit kur e tha e bëri të flitej për librat,ia arriti sërish, paçka se kët’herë keqkuptimet ranë n’kurrizin” tim. Ftoj të gjithë të mirkuptojnë qëllimin e të mos bien pre e përkthimit të gabuar” shkruan Kumbaro.

Prej pak kohësh ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar Lëvizjen Kombëtare për Lexim në mënyrë që të nxitet leximi tek çdo moshë në Shqipëri. Në kuadër të kësaj nisme Kumbaro postoi mbrëmjen e së dieles në rrjetet sociale një shprehje të huazuar nga regjisori dhe aktori amerikan John Waters.

“We need to make books cool again. If you go home with somebody and they don’t have books, don’t fuck them. Don’t let them explore you until they’ve explored the secret universes of books.”- shkruante Kumbaro në Twitter, postim i cili shkaktoi debate e kritika në adresë të ministres. /Blitz.al/

 

Share