Blitz

 Breaking News

Donald Trump i kundërpërgjigjet Meryl Streep

Donald Trump i kundërpërgjigjet Meryl Streep
January 09
15:24 2017

Mbrëmjen e kaluar u ndanë çmimet “Golden Globe” dhe një nga momentet më të “nxehta” të mbrëmjes ishte fjalimi i aktores së njohur, Meryl Streep, e cila i dha një “shuplakë” të fortë presidentit amerikan, Donald Trump.

Epo, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi ditën e sotme ai ka reaguar zyrtarisht lidhur me fjalimin e Streep.

“Meryl Streep, një nga aktoret më të mbivlerësuara në Hollywood”, – shkruan Trump në Twitter. “Ajo nuk më njeh mua, por më sulmoi mbrëmjen e kaluar në “Golden Globe”. Ajo është një…”.

Manjati amerikan njihet për statuset e tij në Twitter, ku është gati të sulmojë këdo që e kundërshton. Eh, mendohuni dy herë para se të kritikoni Trump-in herën tjetër!/Blitz.al/

Share