Blitz

 Breaking News

Don Phenom e thotë hapur: Dj Blunt dhe Real 1 nuk kanë talent  

Don Phenom e thotë hapur: Dj Blunt dhe Real 1 nuk kanë talent  
November 24
23:47 2018

Tashmë të gjithë e njohim Don Phenom i cili po arrin që çdo këngë të tij ta kthejë në një hit dhe të dëgjohet në çdo klub e jo vetëm.

Reperi i njohur ishte i ftuar këtë të shtunë  në emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës.  Ai i pyetur nga Fatma se cilët janë këngëtarët shqiptarë që nuk i dëgjon ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë:

“Është gjynah t’i thuash por Dj Blunt dhe Real 1, nuk me pëlqen muzika e tyre. Nuk është se kanë ndonjë talent” . –tha Don Phenom.

I pyetur edhe për disa reperë të tjerë si Fero ai u shpreh se i ka dëgjuar këngët e tij por kanë qenë vetëm dy të parat ato që i kanë pëlqyer më pas ritmi i tij ka rënë. Ndërsa për Ledrin ai mendon se është reper i mirë por nuk do të bënte bashkëpunim me të sepse sipas Don Phenom ai ka disa principe që dalin kundër principeve të tij.

/Blitz.al/

/Blitz.al/

Share