Blitz

 Breaking News

Dokumentari për Ariana Grande-n, ja letra emocionuese që shkruajti këngëtarja pas sulmit terrorist në Manchester

Dokumentari për Ariana Grande-n, ja letra emocionuese që shkruajti këngëtarja pas sulmit terrorist në Manchester
November 30
23:57 2018

Të gjthë fansat e muzikës së Ariana Grande-s po prisnin me padurim momentin kur dokumetari i turit të saj “Dangerous Woman” do debutonte.

E tani 4 episodet e para të “Dangerous Woman Diaries” janë në Youtube dhe momentet, detajet e rrëfimet, nuk kanë zhgënjyer. E ndërsa ka shumë çastë të gëzueshme nga koncertet dhe përfundimi i albumit në këtë dokumentar, është dhe një episode ku Ariana flet veçanërisht për sulmin terrorist gjatë performancës së saj në Manchester.

Majin e 2017-es, ylli i pop-it po mbante një koncert në qytetin anglez, ku publiku i saj ishin kryesisht fëmijë dhe adoleshentë. Një sulm me bombë la të plagosur mbi 500 veta nga ata dhe fatkeqësisht vrau 22 të tjerë. Pas kësaj ngjarje, fillimisht Ariana qëndroi për një kohë të gjatë larg skenës dhe muzikës, ndërkohë që muajt e fundit ajo nuk ka nguruar të flaës për tragjedinë dhe çfarë shenje ka lënë ajo në jetën e saj.

Më saktë në episodin e katërt të dokumentarit ajo ndan një letër me të gjithë, të cilën e shkruajti 8 muaj pas sulmit terrorist dhe le të themi që është një moment shumë emocionues. Ajo thotë që ky moment e la pa fjalë dhe të mbushur me pyetje, përgjigjet e të cilave do ti kërkojë gjatë gjithë jetës. Gjithashtu ajo shprehet se do ta ketë të pamundur ta harrojë ndonjëherë atë ngjarje apo ta marrë veten plotësisht nga ajo.

Kjo është letra e saj e plotë:

“Po shkruaj për ju në 22 shkurt, 2018.

Kanë kalaur 8 muaj që nga sulmi në shfaqjen tonë në Manchester. Është e pamundur që ta di nga t’ja filloj apo se çfarë të them për këtë pjesë. 22 maji i 2017, më ka lënë pa fjalë dhe të mbushur me pyetje për pjesën time të mbetur të jetës.

Muzika është një shpëtim. Muzika është gjëja më e sigurtë që kam njohur. Muzika-muzika pop, kultura, është diçka që is jell njerëzit bashkë, i prezanton me shokët e tyre më të ngushtë, dhe i bën të ndihen vetvetja. Është një ngushëllim. Është qejf. Është mënyrë të shprehuri. Është lumturi. Është gjëja e fundit që do të lëndonte dikë. Është e sigurtë.

Kur diçka e keqe dhe helmuese ndodh në botën tënde, që supozohet të jetë diçka krejt tjetër por..është shokuese dhe zemërthyese në një mënyrë që nuk ka për të lejuar kurrë që ta marrësh veten.

Shpirti i njerëzve të Manchester, familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme, dhe fansat e mi në të gjithë botën, janë prekur për të gjithë jetën. Dashuria e tyre, fuqia dhe uniteti që kanë treguar nuk ka për tu mposhtur. Do ta vazhdojnë edhe në kohë më të errëta dhe më të trishtuara. Nuk do ta lejojmë urrejtjen të fitojë. Ata do të dashurojnë sa më shumë të munden dhe do vlerësojnë çdo moment.

Njerëzit e Manchester mundën të ndryshojnë një ngjarje që nxorri më të keqen e njerëzimit, në një ngjarje që portretizon më të mirën e tij. “Si një gjurmë në zemrën time..”, mendoj për Manchesterin vazhdimisht dhe do ta mbaj me vete në çdo ditë të jetës time.”

Unë s’po qaj, ti po qan. /Blitz.al/

Share