Blitz

 Breaking News

Dojna Mema bën tatuazhin e radhës dhe me këtë rast zbuluam gjithë “artin” e krahut të saj

Dojna Mema bën tatuazhin e radhës dhe me këtë rast zbuluam gjithë “artin” e krahut të saj
October 19
15:58 2018

Pasionin e saj për tatuazhet ia njihnim edhe më parë, pasi moderatorja simpatike ka folur shpesh rreth tyre, ama nuk dinim me saktësi tatuazhet që Dojna Mema kishte në trupin e saj.

Së fundmi, ajo ka realizuar një tjetër tatu dhe me këtë rast ka publikuar edhe një foto në profilin e saj në Instagram, duke na zbuluar kështu gjithë tatuazhet e tjerë në krah.

Në foto dallojmë 3 tatuazhe të vegjël dhe shumë të lezetshëm.

Një aeroplan të vendosur brenda një zemre, si duket për të treguar dashurinë e moderatores për udhëtimet, një shprehje në anglisht “Love her, but leave her wild”, si një këshillë për mënyrën sesi duhet ta doni Dojnën dhe diku pak afër kyçit i dallojmë dhe një kryq të vogël.

Duke i shtuar këtyre dhe imazhin e drerit që ndodhet në pjesën e pasme të krahut, të cilën Dojna na e ka prezantuar shumë kohë më parë, duhet thënë që krahu i moderatores dalëngadalë po mbushet me copëza të vogla arti. /blitz.al/

 

Share