Blitz

 Breaking News

“Do të ngjitemi bashkë në skenë!” – Reperi shqiptar i bën një premtim fansit të sëmurë me kancer…

“Do të ngjitemi bashkë në skenë!” – Reperi shqiptar i bën një premtim fansit të sëmurë me kancer…
October 05
11:45 2018

Gashi është një reper i ri, por që ka arritur të rrëmbejë shpejt zemrat e publikut. Së fundmi, gjesti i tij na ka emocionuar shumë. Ai ka marrë një mesazh nga një fans i tij, i cili është i sëmurë me kancer.

Në të shkruhet se muzika e Gashit e ka ndihmuar që ai t’ja dalë mbanë deri tani dhe nisur nga kjo, reperi ka vendosur t’i bëjë një surprizë. Ai ka telefonuar ndjekësin e tij dhe ka biseduar në telefon, ku gjatë bisedës duket se të dy janë shumë të emocionuar.

Madje, Gashi i ka bërë edhe një premtim:

“Kur të vij në Chicago do të ngjitemi bashkë në skenë”.

Reperi ka publikuar videon e telefonatës dhe përbri shkruan:

“Mbrëmjen e kaluar mora një mesazh nga një fans që ka kancer në tru dhe po kalon ditë të errëta. Ai më tha se muzika ime e ka ndihmuar të ecë para dhe të luftojë për jetën çdo ditë. Kështu që vendosa ta telefonoj dhe t’i bëj të ditur se ai më frymëzoi”. /Blitz.al/

 

Share