Blitz

 Breaking News

“Do doja të luaja si Messi por jo të kisha jetën e tij, ai nuk ka një jetë”-rrëfehet ish sulmuesi Juventusit

“Do doja të luaja si Messi por jo të kisha jetën e tij, ai nuk ka një jetë”-rrëfehet ish sulmuesi Juventusit
September 25
20:06 2018

Daniel Osvaldo, ish sulmues i Romës , Juventusit dhe Southampton është rrëfyer në një intervistë për gazetën Marca dhe ka treguar më shumë për tërheqjen e tij nga futbolli. Përveç kësaj ai ka dhënë detaje dhe nga  profesioni i tij i ri, prej pak kohësh Osvaldo po ndjek një ëndërr të vjetër dhe është bërë muzikant. Ai ka bandën e tij dhe madje ka realizuar disa ture, sidmos në Argjentinë.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen në këtë intervistë është deklara që ka bërë Daniel kur është pyetur për bashkëkombasin e tij, yllin e Barcelonës Lionel Messi. “Do doja të isha si Messi? Jo. Do doja të luaja si ai, por ai nuk ka një jetë. Është sikur ai po jeton brenda një burgu prej ari. Ai nuk mund të shkojë askund dhe të pijë diçka i qetë. Ndoshta atij i duket normale kjo, por mua jo. Nëse unë do i bëja dhuratë atij televizorin më të madh në botë, ai nuk do ta përdorte kurrë sepse nuk është kurrë në dhomën e tij të ndenjes për të parë televizor. Gjtihsesi ndoshta ai është mësuar, fundja Messi ka një Ferrari dhe e përdor cdo ditë për të shkuar nga shtëpia në stërvitjen që e ka vetëm 15 minuta larg”.

Nuk e dimë nëse kjo që thotë Osvaldo është e vërtetë por gjithsesi është fakt që Messi ka miliona fansa në të gjithë botën dhe me shumë mundësi secili prej tyre do donte të ishte në vendin e fituesit të Topit të Artë të paktën njëherë. Por edhe të jesh këngëtar nuk është keq, sidomos kur ke bërë dhe futbollistin më përpara kështu që Daniel dy gjëra i di, ndoshta nuk flet kot. /Blitz.al/

Share