Blitz

 Breaking News

Djali i Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt, i destinuar nga emri për të qenë një udhëheqës!

Djali i Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt, i destinuar nga emri për të qenë një udhëheqës!
October 09
17:38 2018

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pak ditë më parë u bë baba për herë të parë. Ai dhe Ajola Xoxa sollën një jetë një djalë i cili do të quhet Kajan. Veliaj na e prezantoi Kajanin si tironsin më të ri në qytet por kurioz për këtë emër, ne menduam të zbulonim kuptimin e këtij emri që çifti ka zgjedhur për fëmijën e tyre të parë.

Emri Kajan është një emër universal  dhe ka një rëndësi të veçantë në astrologji.

Sipas astrologjisë indiane emrat që nisin me shkronjën “K” janë të prirur të kenë një të ardhme të ndritur dhe karrierë të suksesshme. Këta persona balancojnë në mënyrë perfekte jetën e tyre personale dhe profesionale. Epo le të themi se në këtë pikë ky vogëlush do i ngjajë shumë babit të tij.

Personat me emrin Kajan karakterizohen nga një natyrë miqësore, janë të shoqërueshëm dhe simpatikë. Ata janë të vendosur,  nuk mund ti thonë asnjëherë se çfarë të bëjnë pasi vendimet në jetë  marrin vetë.

Një tjetër karakteristikë e tyre është bamirësia dhe interesi për të parë mirë njerëzimin. Mirëkuptimi dhe inkurajimi janë dy karakteristika pozitive për këta persona. Për shkak të potencialit të tyre të lartë, ata besojnë në vetvete por njëkohësisht presin shumë nga vetja. Kajan në astrologjinë indiane simbolizon numërin 1, prijës dhe ambicioz por edhe të guximshëm. Ata janë udhëheqës të lindur. Dhe është gjithashtu e vërtetë se ata duan të rrezikojnë të fitojnë ose të arrijnë ëndrrat e tyre. Për këtë ata gjithmonë janë të përqendruar në qëllimin dhe ambicien e tyre. Duan të shohin ëndrrat dhe duan të ndërmarrin të gjitha veprimet e mundshme për t’i përmbushur ato./Blitz.al/

Share