Blitz

 Breaking News

Dimri i acartë, personazhet shqiptare veshin kafshët

Dimri i acartë, personazhet shqiptare veshin kafshët
January 11
17:20 2017

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që kanë përfshirë ditët e fundit Kosovën dhe Shqipërinë kanë qenë lajm kryesor për të gjitha mediat.  Të gjithë janë treguar të kujdesshëm duke u veshur sa më trashë në këto ditë të ftohta. Jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët! E këtë herë nuk bëhet fjalë për modë e tendenca, por për t’u ndierë sa më ngrohtë.

Personazhe të njohur të ekranit shqiptar, të cilët kanë një lidhje të veçantë me kafshët, janë treguar të kujdesshëm duke i veshur miqtë me katër putra gjatë këtyre ditëve të acarta. Shpesh qeni apo macja konsiderohet pjesë e familjes dhe nga dashuria e madhe që këta VIP-a kanë për ta doemos i mbrojnë edhe nga i ftohti.

Elita Rudi, Yll Limani, Roza Lati, Beatrix Ramosaj e Iva Tiço kanë postuar në llogaritë e tyre në rrjete sociale disa fotografi të miqve të tyre të vegjël, të cilët duket se kanë përballuar mirë të ftohtin.

Në vijim do të shihni disa foto shumë simpatike. /Blitz.al/

e5 e4 e3 e2 e1

Share