Blitz

 Breaking News

Dikur punonin bashkë, modelja tregon si sillej Meghan Markle kur nuk ishte dukeshë

Dikur punonin bashkë, modelja tregon si sillej Meghan Markle kur nuk ishte dukeshë
November 23
21:15 2018

Ndoshta jo shumë mund ta dinë, por Meghan Markle dhe Chrissy Teigen kanë qenë dikur kolege në punë. Ato kanë qenë të dyja pjesëmarrëse në “Deal or no deal”, një lojë televizive shumë e njohur. Ato kishin rolin e “vajzës së valixhes”, që praktikisht qëndronin gjatë spektaklit pranë valixhes me një vlerë monetare të caktuar.

Sipas The Telegraph, Markle ka qenë e pranishme në 34 episode nga 2006 në 2007, ndërsa Teigen në 8 episode nga 2007 në 2008. Dhe pikërisht për marrëdhënien që ato kishin dhe sjelljet e Meghan, tashmë një dukeshë, modelja ka folur për Daily Mail:

“Isha në “Deal or no Deal” me të dhe ajo ishte e këndshme. Tani të gjithë më pyesin si ishte ajo dhe i them “Më falni, s’kam asgjë të keqe për të thënë. Ajo ishte e mrekullueshme.”

Por kjo nuk është e vetmja e përbashkët që ato kanë, pasi të dyja publikuan librat me receta këtë vit.

“Më pëlqen freskia që ajo sjell, dhe libri i saj i recetave “Together” është i vetmi libër që kam porositur këtë vit.”- tregoi Teigen.

Mesa duket, dukesha ka qenë gjithnjë po aq e sjellshme dhe e këndshme sa është tani.
/Blitz.al/

Share