Blitz

 Breaking News

“Dikujt nuk i pritej të hante tortën”- Bieta Sulo ndan momentet e veçanta të ditëlindjes

“Dikujt nuk i pritej të hante tortën”- Bieta Sulo ndan momentet e veçanta të ditëlindjes
April 09
16:05 2019

Përgjithësisht vajzat ekranit kanë tendencën të fshehen moshën, ose të reduktojnë ndonjë vit, por mesa duket jo të gjithë.
Moderatorja Bieta Sulo feston ditën e sotme ditëlindjen dhe nuk e ka pasur fare problem të tregojë numrin e viteve të cilin ishte dukshëm edhe në tortën me fruta dhe lule që ajo kishte zgjedhur për ditën e saj të shënuar.
Ajo ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet bashkë me partnerin e saj prej vitesh, moderatorin Alban Dudushin dhe djalin e tyre, Kroi Art, i cili duket shumë i paduruar për të ngrënë tortën edhe nuk e ka mendjen dhe aq te fotografitë.
“Kështu e pritëm 34-ën e mamës… siç edhe duket dikujt nuk i pritej ora 12 për të ngrënë tortën”-shkruan moderatorja në mbishkrimin që shoqëron fotot e publikuara.

Dhe në fakt nuk ka më bukur se sa t’i presësh ditëlindjet pranë njerëzve të shtrenjtë.
Shumë urime për Bietën edhe nga stafi i Blitz.al!
/Blitz.al/

Share