Blitz

 Breaking News

Diçka nuk shkon në foton e gazetares shqiptare. Detaji që na bëri t’i rikthehemi 100 herë

Diçka nuk shkon në foton e gazetares shqiptare. Detaji që na bëri t’i rikthehemi 100 herë
July 14
16:30 2017

Përgjithësisht personazhet shqiptare janë shumë aktive në rrjete sociale dhe ndajnë me ndjekësit e tyre momente nga përditshmëria apo foto të tyre  personale. Ata janë shumë të kujdesshëm, mundohen që fotografitë të jenë gati perfekte, ndonjëherë edhe të rregulluara me fotoshop.

Nuk është hera e parë që na ndodh të habitemi kur shohim një foto të tyre, jo për shkak të pozicionit të pamjes në sfond apo veshjes, por për diçka që duhej të ishte brenda fotos, por që çuditërisht nuk është aty.

Fjodora Fjora ka postuar pak minuta më parë një foto në Facebook-un e saj. Është një foto e thjeshtë, Fjodora duket shumë stil, por duke e parë me vëmendje kupton se diçka nuk shkon. Një pjesë e syzeve nuk është aty, thjesht është zhdukur.

Ndoshta bëhet fjalë për një iluzion optik, ndoshta është drita e diellit ajo që ka “zhdukur” një pjesë të syzeve të Fjodorës, apo thjesht një efekt që gazetarja ka përdorur. Gjithsesi duhet ta pranojmë se Fjodora, edhe pse kaq e thjeshtë, duket shumë bukur./Blitz.al/

Share