Blitz

 Breaking News

Diçka nuk po shkon siç duhet, Justin Bieber fotografohet sërish duke qarë në një restorant

Diçka nuk po shkon siç duhet, Justin Bieber fotografohet sërish duke qarë në një restorant
November 02
19:22 2018

Justin Bieber duket se nuk po kalon një periudhë të mirë në jetën e tij private. Gjendja e tij emocionale ka pasur shumë luhatje kohët e fundit sepse ai shumë shpesh po fotografohet duke qarë në vendet publike.

Ditën e djeshme ai është parë me bashkëshorten e tij Hailey Baldwin në një lokal në Orlando të Floridas. Justin dukej mjaft i shqetësuar dhe duke qarë e herë pas here mbante në kokë duart e kjo tregonte  se gjërat nuk po shkojnë mirë. Ka qenë Hailey e cila e ngushëllonte dhe këtë partnerja e bën shpesh pasi Justin edhe disa javë më parë u fotografua i ulur në rrugë duke qarë dhe në gjëndje jo të mirë emocionale.

Nuk dihet se çfarë po ndodh me këngëtarin por shpresojmë që gjërat të rregullohen. /Blitz.al/

 

 

Share