Blitz

 Breaking News

Dashuri e pastër mes kunatash! Xhensila Myrtezaj, një nuse për t’u pasur zili

Dashuri e pastër mes kunatash! Xhensila Myrtezaj, një nuse për t’u pasur zili
August 30
09:23 2017

Mediat shqiptare shkruan gjatë për festën e beqarisë së këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj. Ajo dhe aktori i humorit Bes Kallaku do të celebrohen më datë 1 shtator.

Dasma e tyre është më e komentuara e momentit, sidomos për gjithçka ka ndodhur në festën që mikeshat i organizuan Xhensilës, përpara se ajo të ndryshojë statusin civil nga “beqare” në “e martuar”.

Ditën e djeshme vetë këngëtarja në Instagram-in e saj postoi disa foto shkëputur nga festa surprizë, por njëra prej tyre tërhoqi vëmendjen. U komentua gjatë fakti që prezent mes gjithë këtyre vajzave ishte edhe një striptist, një balerin i “Albi Nako Dance” i cili i dha një atmosferë tjetër mbrëmjes së vajzave. Nëse shumë nga ju mund të kenë menduar nëse i dinte Besi gjithë këto, mos u shqetësoni pasi e pranishme gjatë gjithë kohës ka qenë e motra e tij, Ana, kunata e Xhensilës.

Xhensila është një nga ato nuse që duket se shkon shumë me motrën e bashkëshortit të saj të ardhshëm. Në një foto të publikuar ato shfaqen shumë të afërta me njëra-tjetrën.

“Ka kunata e kunata. Faleminderit që keni fotografuar këtë moment dashurie të pastër mes kuditash”,- shkruan këngëtarja në Instagram.

Një marrëdhënie të tillë shumëkush do ta kishte zili./Blitz.al/

Share