Blitz

 Breaking News

Dashuri dhe… grindje! Robert Berisha rrëfen vesin më të keq të Nora Istrefit…

Dashuri dhe… grindje! Robert Berisha rrëfen vesin më të keq të Nora Istrefit…
October 01
12:57 2018

Ata janë një ndër çiftet më të preferuar të showbizzit shqiptar. Nora dhe Roberti janë gjithmonë në qendër të mediave kur rrëfejnë diçka në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Këtë herë ka qenë Roberti i cili në një intervistë për “Class” ka treguar se cili është vesi më i keq i këngëtares, i cili çon edhe në grindje mes tyre.

“Nora nuk është aspak korrekte!” – është shprehur Roberti, e sipas tij kjo nuk ka ndodhur vetëm në takimet e punës, por edhe në darkat romantike dhe eventet familjare të tyre. Ai për ta vërtetuar këtë ka rrëfyer edhe një shembull:

Ka pasur raste që e ka pasur fluturimin në 10:00 të mëngjesit dhe është nisur nga shtëpia në orën 09:00. Duke i ditur rregullat që dy orë para duhet të jesh në aeroport, ajo niset në orën 9, arrin, hipën në avion dhe shkon në koncert. Unë s’e kuptoj si ia del. Për të dalë në ndonjë takim, darkë, dasmë, gjithmonë vonohet, kështu që kjo më ka penguar gjithmonë te Nora.” – u shpreh muzikanti. /Blitz.al/

Share