Blitz

 Breaking News

Dalina Buzi tregon se cilin ka të preferuar nga personazhet e Hostel-it

Dalina Buzi tregon se cilin ka të preferuar nga personazhet e Hostel-it
April 07
09:30 2019

“Hostel by Anabel” po shijon suksesin e sezonit të dytë dhe nisjen e një seriali si “LLT” i pari në llojin e tij në Shqipëri.

Pavarësisht se publiku ka krijuar preferencat dhe përshtypjet e tij për secilin nga protagonistët në fakt suksesi i takon edhe Dalina Buzit, skenaristes dhe producentes së “LLT”.

Dalina këtë të shtunë e ftuar në emisionin “Thumb” ka treguar se çdo personazh në kokën e saj kur e ka krijuar është përshtatur plotësisht me disa karakteristika të aktorëve.

Dy moderatoret Aulona dhe Fatma e kanë pyetur se cili personazh nga “LLT” është i preferuari i saj.

“Të preferuar kam çunat. Patjetër Elion kam të preferuar, pasi e kam ndërtuar ashtu siç dua vetë. Pastaj në interpretim Eni ka bërë një punë të jashtëzakonshme.”,- është shprehur Dalina duke veçuar si më të pëlqyerin për të Alban Ramosajn (Elion)./Blitz.al/

 

Share