Blitz

 Breaking News

Dafina Zeqiri: “Sa herë më sheh, fshihesh pas femrës tënde!”

Dafina Zeqiri: “Sa herë më sheh, fshihesh pas femrës tënde!”
January 10
09:24 2017

Këngëtarja Dafina Zeqiri, pas një periudhe të ngarkuar me koncerte, ka vendosur të kthehet sërish në SHBA. Këtë ajo e ka bërë të ditur me anë të videove që ka postuar në Instastory. Megjithatë, nuk ka qenë kjo që i ka habitur fansat, por një frazë e padëgjuar kënge, një pjesë të së cilës Duffy ka vendosur ta shkruajë: “Jeni t’mdhaj e zvogëloni, sa herë msheh, mshefesh mbas femnës tonë”, – ka shkruar ajo.

15943085_10211387521154326_2046445695_o

Kujtojmë se të njëjtën frazë këngëtarja e ka shkruar në muajin tetor të vitit që lamë pas në llogarinë e saj në Twitter, çka na bën të dyshojmë se ky tekst është pjesë e ndonjë këngë të re për të cilën ajo po punon.

dafi2

 

Duffy ia dedikon dikujt këto fjalë? Këtë nuk e dimë, por ajo që dimë është se këngëtarja ka pasur disa histori të bujshme përpara lidhjes së saj me të dashurin aktual, Jose, kështu që nuk është çudi që Dafina të jetë frymëzuar nga jeta e saj për këtë frazë. /Blitz.al/

Share