Blitz

 Breaking News

Çudia e fustanit të Ledina Çelos nuk zgjati vetëm 3 ditë! Këngëtarja ka ende për të thënë

Çudia e fustanit të Ledina Çelos nuk zgjati vetëm 3 ditë! Këngëtarja ka ende për të thënë
January 10
10:40 2017

Të gjithë e mbajmë mend se sa shumë u komentua (zh)veshja e këngëtares Ledina Çelo teksa prezantonte Festivalin e Këngës në RTSH, ku triumfoi Linda Halimi, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion këtë vit.

15622751_1390183017679201_1202239157194083299_n1

Fustani transparent i Ledina Çelos u përcoll me shumë komente nga publiku shqiptar dhe pati një jehonë të madhe. Por ndonëse këto zhurma kanë tendencën të mbarojnë bashkë me përfundimin e eventit, Ledina ka vendosur të provokojë sërish nëpërmjet një fotoje që ka postuar në Instagram.

Këngëtarja ka publikuar një gazetë prestigjioze gjermane, ku në kopertinë shfaqen yje botërorë të veshur në mënyrë ekstravagante, madje një prej fustaneve i përngjan shumë atij që kishte veshur Ledina.

15970413_10211387597756241_855051339_n

Ajo ka vendosur të mos komentojë, por nënkuptohet që ka dashur të krahasojë veshjen e saj në një event me atë të yjeve botërorë, për t’i treguar edhe një herë publikut se nuk ishte e nevojshme për të gjitha ato “thirrje morale” kundrejt saj. /Blitz.al/

 

Share