Blitz

 Breaking News

Cristiano Ronaldo po bëhet gati për t’u martuar për herë të parë

Cristiano Ronaldo po bëhet gati për t’u martuar për herë të parë
November 15
18:37 2018

Sulmuesi i Juventusit po bëhet gati për t’i dhënë fund beqarisë.

Sipas raportimeve te mediave portugeze, gjatë një udhëtimi me familjen në Londër, Ronaldo ka propozuar partneren e tij dhe ka marrë një “PO” të menjëhershme nga ajo.

Si dëshmi e këtij lajmi, portali thotë që është një foto që Georgina ka postuar në “Story” në profilin e saj në Instagram.

Në foton e publikuar, modelja ekspozon në dorën e saj një unazë “Cartier”.

Gjatë udhëtimit, thuhet se modelja ka gjetur kohë për të provuar edhe disa fustane nusërie.

Georgina  u takua me futbollistin në qershor të 2016-s në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku ajo punonte si shitëse dhe ku Cristiano shkoi për të marrë pjesë në një event që po realizonte shtëpia e njohur e modës.

Çifti aktualisht po jeton në Itali dhe kanë bashkë një vajzë 1-vjeçare, ndërsa Georgina po ndihmon gjithashtu në rritjen e tre fëmijëve të tjerë të sulmuesit të famshëm.

/blitz.al/

Share