Blitz

 Breaking News

Cover-i më i lezetshëm i këngës “Sekreti im” padiskutim është ai i Bes Kallakut

Cover-i më i lezetshëm i këngës “Sekreti im” padiskutim është ai i Bes Kallakut
April 16
15:46 2019

“Sekreti im” bashkëpunimi i Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako ka rezultuar në një nga këngët më të dëgjuara të kohëve të fundit, kjo jo vetëm për shkak të muzikës së bukur por edhe të videoklipit.

Siç ndodh zakonisht që sapo del një këngë e re fansat bëjnë video në Instastory ku bëjnë tag artistët, dhe edhe për këtë këngë videot kanë qenë të shumta.

Por ndryshe nga herët e tjera këtë herë ka qenë Bes Kallaku ai që ka bërë një video në makinën e tij duke kënduar gjithë pasion këngën e bashkëshortes së tij.

Besi në rolin e gjyshes që shpesh imitonte në “Portokalli” shfaqet duke kënduar “Sekreti im” ndërkohë që po drejton makinën.

 

View this post on Instagram

 

#sekretiim 🙈😂🤪😉🤣 @xhensilamyrtezaj @pirrocako @eduartgrishaj

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Të shumtë kanë qenë komentet në videon e publikuar nga aktori. Mes tyre shumë personazhe publike si Alketa Vejsiu, Gjiko, Elma Doresi, Skerdi Faria etj kanë qeshur me humorin e bEsit me të cilin shpesh nuk “kursen” as Xhensilën”./Blitz.al/

Share