Blitz

 Breaking News

Çiljeta më në fund e pranon: Njeriu i zemrës më mbush me dashuri

Çiljeta më në fund e pranon: Njeriu i zemrës më mbush me dashuri
August 23
18:28 2017

Mbrëmjen e djeshme, Çiljeta Xhilaga ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Pa ty jetoj”.

Por ka qenë pikërisht titulli i këngës që i ka bërë njerëzit të aludojnë se kjo këngë është një dedikim. E për sa i përket kësaj, Çili ka dashur të shpjegojë se kënga e saj nuk ka të bëjë me jetën e saj personale dhe është irrituar me mediat për lajmet që kanë bërë për të. Këngëtarja e tha troç se është e lumtur me njeriun e zemrës, duke sqaruar shumë qartë se asnjë varg i kësaj kënge nuk është personal.

Çiljeta ka publikuar në Instagram një foto e përbri saj shkruan:

“Të dashura media, “profesionalizmi” juaj për klikime po kapërcen çdo limit. Keqardhje për ju. Një gazetari hajdute që bën vetëm “copy paste” nga një kompjuter në tjetrin, që nuk rrezaton vlera dhe ka humbur besimin, jo vetëm tek ne, por edhe tek publiku për shkak të lajmeve “fake” që prodhoni çdo ditë. Kënga që sapo kam publikuar nuk ka të bëjë aspak me jetën time personale. Fabulën e #PaTyJetoj ashtu e ka ndjerë dhe ashtu e ka qëndisur @fifi.official. Jeta ime personale ka qenë dhe vazhdon të jetë e mbushur me shumë dashuri. Me dashuri nga njerëzit që më rrethojnë. Nga familja, nga miqtë, nga bashkëpunëtorët e mi, nga njeriu i zemrës…E gjithë dashuria që kam marrë nga njerëzit e mirë dhe pozitivë që më rrethojnë në jetë është përkthyer në punë profesionale, të cilat kanë arritur gjithmonë miliona shikime në YouTube dhe për këtë jam shumë krenare. Ju vazhdoni t’i bini fyellit në një vrimë, sepse shkëlqimin nuk e zbehni dot, as ju dhe askush tjetër…Ju uroj të gjithëve të gjeni paqe me veten që zemrat tuaja të rrezatojnë veç mirësi”.

Çiljeta më në fund foli dhe i tha të gjitha!/Blitz.al/

Share