Blitz

 Breaking News

Çfarë i bëri bashkë këto personazhe më 10 janar?

Çfarë i bëri bashkë këto personazhe më 10 janar?
January 10
16:48 2017

Data 10 janar është një ditë e zakonshme, por për disa nga personazhet publike shqiptare është tejet speciale. Arsyeja është ditëlindja e prindërve të tyre. Prindërit janë personat më të dashur për të gjithë, ata që nuk i zëvendëson asgjë në botë dhe këto personazhe nuk kanë ngurruar t’u shprehin dashurinë në këtë ditë të veçantë për ta.

Besa Kokëdhima i ka uruar ditëlindjen, përmes një postimi në Instagram, nënës së saj. Duke e quajtur engjëll, ajo i është drejtuar asaj me fjalë të përzemërta duke i shprehur dashurinë.

besa

Lindita Halimi ka uruar babain e saj përmes një statusi në Facebook duke i thënë se është më i miri në botë. Ajo e ka falënderuar për gjithë gjërat që ai i ka mësuar, duke i shprehur në fund dhe dashurinë e pamasë.

linda

Mamaja e Cozman sot ka ditëlindjen dhe reperi i njohur e ka uruar mbretëreshën e tij me fjalë të përzemërta, duke shkruar se është njeriu që do më shumë në botë.

cozman1

Edhe Rona Nishliu i ka uruar ditëlindjen nënës duke kërkuar veç lumturinë e saj.

rona./Blitz.al/

Share