Blitz

 Breaking News

Cardi B tregon eksperiencën e saj të lindjes : “Vajza më shkatërroi vaginën…”

Cardi B tregon eksperiencën e saj të lindjes : “Vajza më shkatërroi vaginën…”
October 18
18:30 2018

E ftuar në programin e “Jimmy Kimmel Live” mbrëmjen e kaluar, Cardi B ka folur hapur rreth eksperiencës së saj në lindjen e vajzës, duke thënë troç atë që sipas saj në të vërtetë ndodh kur sjell në jetë një fëmijë.

Mesa duket për të ka qënë eksperiencë më e rëndë se sa e kishte menduar.

“Ajo më shkatarroi vaginën time”-tha me shaka Cardi B për vajzën e saj Baby Kulture.

Këngëtarja tha që askush nuk i kishte shpjeguar më parë gjithë pasojat që mund të vinin nga post lindja.

“Pse askush nuk na i tregon këto gjëra. Askush nuk më tha që vajza do më shkatërronte vaginën time”-tha ajo.-” Njerëzit thjesht thonë : “Oh, kur të lindësh një fëmijë, do ndjesh dhimbje”.  Por askush nuk të tregon të vërtetën e madhe”.

Cardi B dhe bashkëshorti i saj Offset nuk e kanë shfaqur akoma në publik vajzën e tyre Baby Kulture, dhe ajo tha që kjo është sfida e saj më e madhe si nënë, të mbajë fëmijën e saj larg vëmendjes mediatike. Ajo tha që nuk mund ta çonte vajzën e saj në plazh si gjithë të tjerët, apo thjesht të dilte një shëtitje me të, sepse asnjëherë nuk e dinte se çfarë qëllimi kanë njerëzit që e rrethojnë.

/Blitz.al/

Share