Blitz

 Breaking News

Cardi B jo vetëm “ajo e sherreve” por edhe një nënë me kohë të plotë, fotografohet në ballkon me të bijën

Cardi B jo vetëm “ajo e sherreve” por edhe një nënë me kohë të plotë, fotografohet në ballkon me të bijën
October 04
19:33 2018

Vetëm 2 muaj më parë reperja Cardi B dhe bashkëshorti i saj Offset janë bërë prindër për herë të parë. Çdo gjë në lidhje me vogëlushen e tyre u mbajt sekret edhe pse publiku ishte mjaft kuriozë.

Por sot vajza e Cardi B është fotografuar për herë të parë në publik nga paparazzët në ballkonin e shtëpisë. Reperja kishte dalë në ballkon në Miami dhe po i bënte disa foto vajzës se saj të cilën e kishte veshur me një fustan me tyl dhe ngjante si një kukull e vogël.

Cardi B po ndihmohej nga një tjetër grua e cila po mbante vajzën në duar ndërsa 25-vjeçarja po shkrepte fotot me telefon. Edhe pse nga një largësi e madhe në foto arrihet të shihet vogëlushja e cila u mbajt larg mediave. Me këtë rast arritëm të shihnim edhe një anë tjetër të reperes, larg sherreve, si një nënë me kohë të plotë.

 

 

Share