Blitz

 Breaking News

Capital T poston makinën luksoze, komenti i Bes Kallakut do t’ju shkrijë së qeshuri

Capital T poston makinën luksoze, komenti i Bes Kallakut do t’ju shkrijë së qeshuri
October 05
16:37 2018

Ditën e djeshme Capital T ka ndarë në Instagramin e tij disa foto me makinën e tij luksoze në Amsterdam.  Këtë e ka shoqëruar dhe me një mesazh domethënës:

“Mos e merrni jetën shumë seriozisht. Film me metrazh të shkurtër është. Kënaquni dhe shijojeni sa të mundeni.”

Ndonëse s’po mund të bënim lidhjen mes fotos dhe përshkrimit, aktori Bes Kallaku na e tregon në mënyrën më “funny” të mundshme.

“Edhe ti vëlla mos e merr makinën seriozisht. Kur të mbarosh punë, lerja prapë atij që ja ke marrë”- ka komentuar ai.

Kujt ja ke marrë borxh Kapo?  Kjo ka pak rëndësi, për aq kohë sa ai me shaka i ka kthyer përgjigje Besit duke i thënë se do ja kthejë sapo të mbarojë punë.

Kjo nuk është hera e parë që djemtë shkëmbejnë komente argëtuese me njëri-tjetrin, duke i bërë fotot akoma më shumë interesante. /Blitz.al/

Share