Blitz

 Breaking News

Capital T bën një super rikthim, sapo lançoi projektin e tij të ri që nuk ka lidhje aspak me muzikën

Capital T bën një super rikthim, sapo lançoi projektin e tij të ri që nuk ka lidhje aspak me muzikën
October 01
19:16 2018

Mungesa e Capital T në tregun muzikor këtë sezon veror ishte diçka që u vu re nga të gjithë. Ai ka qenë i pranishëm vetëm më koncerte, por asnjë këngë apo videoklip të ri.

Të bindur, tani mund të themi se kjo ka pasur një arsye tepër të fortë. Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Instagram, ai ka lajmëruar nisjen e projektit të tij të ri, për të cilin ka qenë duke punuar. Që tani e tutje atë do ta shohim dhe si një Youtube vlogger, me pjesë nga jeta e tij e përditshme.

“Një pjesë e imja ndryshe. Thjesht për të qenë më afër njerëzve të mi gjatë një dite të thjeshtë por edhe gjatë procesve të tjera të punës, në muzikë etj. Kam munguar në media, tani u ktheva krejt transparent me vlogun e parë të cilin të plotë do të mundeni ta shihni sonte në orën 20:00. Shpresoj që t’ju pëlqejë. Aq i vërtetë sa mundesha.”-është shprehur ai në videon e Instagramit.

Videoja e tij e parë ka pak minuta që është hedhur në kanalin e tij në youtube dhe tregon një të diele të zakonshme të Kapos ku ai na tregon si e fillon ditën dhe gjithashtu zbulon me fansat e tij aftësitë në gatim. Për më tepër ndiqni videon dhe ne I urojmë suksese kengëtarit me projektin e ri të Vlogs. /Blitz.al/

Share