Blitz

 Breaking News

Burra me fund nëpër Tiranë, ja çfarë duhet të dini për ta

Burra me fund nëpër Tiranë, ja çfarë duhet të dini për ta
November 16
16:02 2018

Me siguri keni parë ditën e sotme të paktën një burrë me fund dhe keni pyetur veten “Po këta?” Lërmëni t’ju them që ka të bëjë me ndeshjen e fundit të Shqipërisë në fazën e grupeve. Ndeshja Shqipëri-Skoci do të zhvillohet ditën e shtunë në stadiumin “Loro Borici”.

Për këtë, ditën e sotme kanë mbërritur 2 mijë tifozë skocezë që kanë “pushtuar” Tiranën dhe Shkodrën. Ata dalluan kudo pasi ishin veshur me fundin karakteristik të origjinës që përbëhet nga një fustanellë, çantë brezi, geta, këpucët tradicionale “ghillies” dhe një thikë. Në këtë mënyrë ata kanë sfiduar dhe temperaturat relativisht të ulëta dhe ishin shumë entuziast.

Gjithashtu mësohet se dhe një grupim i tyri ka dhuruar një shumë parash për fëmijët me sindromë Doën, si një nismë që ata e ndërmarrin në të gjitha vendet që vizitojnë.

Ata kanë bërë foto me banorët kuriozë, dhe nuk kanë harruar as simbolin e shqiponjës. /Blitz.al/

 

 

Share