Blitz

 Breaking News

“Burgoste femrat dhe i përdorte si skllave seksi në kultin e tij” – publikohet skandali i këngëtarit të mirënjohur

“Burgoste femrat dhe i përdorte si skllave seksi në kultin e tij” – publikohet skandali i këngëtarit të mirënjohur
July 20
16:05 2017

Këngëtari i mirënjohur i “I Believe I Can Fly” është bërë pjesë e një skandali, ndër më të komentuarit e kohëve të fundit.

“Buzfeed” ka publikuar këtë javë një raportim të gjatë e hollësishëm të gazetarit Jim DeRogatis, i cili kishte zbuluar se R. Kelly, prej vitesh tashmë, burgoste femra të ndryshme, të cilat i përdorte si skllave seksi në kultin e tij privat. I gjithë raporti fokusohej së tepërmi te dy vajza të cilat kishin humbur kontaktet me prindërit prej disa vitesh.

Menjëherë pasi site-i i njohur publikoi raportin, një nga vajzat e këtij “kulti” ka treguar për “Jezebel” se sjellja e këngëtarit ishte skandaloze. Ajo ka treguar në anonimat se u takua me R. Kelly-n në një festë dhe ai i kishte kërkuar të tregonte moshën në mes të aktit seksual. Më pas, ai kishte mbajtur shënim numrin në të tre telefonat e tij.

Përveç kësaj, vajza me pseudonimin “Kim” ka rrëfyer se vajza tjetër me të cilën Kelly e kishte takuar ishte totalisht e manipuluar dhe i ishte bërë një lavazh i mirë truri.

Policia dhe autoritetet kanë nisur një hetim gjithëpërfshirës për këtë çështje. /Blitz.al/

Share