Blitz

 Breaking News

Burg për aktorin e njohur, drogoi dhe abuzoi seksualisht me një grua

Burg për aktorin e njohur,  drogoi dhe abuzoi seksualisht me një grua
September 26
09:18 2018

Aktori i njohur Bill Cosby duket se nuk do t’i shpëtojë burgut pas akuzave për drogim dhe sulm seksual ndaj një gruaje 14 vite më parë.

Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së tij dhe Gjykata në Pensylvania duke parë me kujdesdosjen e tij  nuk ka pranuar në asnjë mënyrë që ai të lihej i lirë me kusht por e ka dënuar 81-vjeçarin me 3 deri në 10 vite burg. Gjykatësi e ka cilësuar si një agresor të dhunshëm seksual.

Bill nuk ka pranuar të flasë në gjykatë dhe të tregojë versionin e tij të ngjarjes. Ai ka mbi shpinë edhe tre akuza të tjera për dhunim seksual dhe drogim të Andrea Constand për të cilën është dënuar para disa muajsh por tashmë vendimi është përfundimtar.

/Blitz.al/

Share