Blitz

 Breaking News

Bruno ka diçka për të thënë: Luana duhet të kalojë nga “Threedots”, për të bërë një hit!

Bruno ka diçka për të thënë: Luana duhet të kalojë nga “Threedots”, për të bërë një hit!
January 02
00:16 2019

Një natë e vecantë, plot surpriza dhe argëtim, ka qenë sonte në “Shiko Kush Luan”.

Cunat e Threedots kanë krijuar një atmosferë mjaft të bukur dhe përvecc kësaj kemi arritur të zbulojmë disa prej sekreteve ose të pathënat e tyre.

Në lojën “Paintball”, Bruno ka patur përballë fotot e disa këngëtarëve dhe duhet të gjuante disa prej tyre në bazë të pyetjeve të bëra nga Adi.

Bruno është pyetur se cili prej këngëtarëve duhet të kalojë një herë nga Threedots për të bërë një hit të sigurt dhe këngëtari ka gjuajtur foton e Luanës.

Kjo gjë ka shkaktuar të qeshura dhe Flori ka thënë: “Vetëm Luana nuk ka kaluar nga këta”.

Më tej sërish Bruno ka gjuajtur foton e Luanës, teksa është pyetur nga Adi se cilit prej këngëtarëve i uron fat duke qenë se viti që kaluam nuk ka qenë shumë i mbarë.

Pas kësaj pyetje Luana i është kthyer Brunos dhe duke qeshur i ka thënë: Ti bën si i pafajshëm.
Por ku i dihet pas kësaj, ndoshta Luanën do ta shohim në ndonjë bashkëpunim me djemtë e Threedots./Blitz.al/

Share