Blitz

 Breaking News

Bruno dhe Alban Ramosaj “ndajnë” të njëjtën vajzë…

Bruno dhe Alban Ramosaj “ndajnë” të njëjtën vajzë…
July 16
17:32 2017

Kohë më parë, këngëtari i label-it “Threedots”, Bruno, ka publikuar këngën “Ajo”. Por përveç këngës, mjaft bujë bëri edhe vajza e videoklipit, modelja Alesia Noka. Madje për një kohë të gjatë u përfol se Alesia dhe Bruno ishin në një lidhje.

Por sapo aludimet për Brunon dhe Alesian përfunduan, modelen e shohim në krahët e një tjetër mashkulli. Bëhet fjalë pikërisht për Alban Ramosajn. Ai ka publikuar vetëm pak më parë klipin “Bitchi Mesnatës”, ku dhe siç shohim pjesë e tij është Alesia.

Nga “ajo” tashmë Alesia u kthye në “bitchin e mesnatës”, siç edhe titullohet kënga e re e Albanit. Nuk e dimë në qoftë se edhe kjo këngë është një dedikim siç bën zakonisht ai, por sërish është një ndër këngët e tij më të bukura.

E për sa i përket Alesias, nuk kanë faj çunat që e zgjedhin në videoklipe pasi është seksi dhe e luan mjaft bukur rolin e vajzës joshëse./Blitz.al/

Share