Blitz

 Breaking News

Britney Spears dhe Rayan Gosling ritakohen, kujtojnë me nostalgji shfaqjen e 1989-ës “Mickey Mouse Club”

Britney Spears dhe Rayan Gosling ritakohen, kujtojnë me nostalgji shfaqjen e 1989-ës “Mickey Mouse Club”
October 14
11:02 2018

Në vitin 1989 shfaqja televizive “The Mickey Mouse Club”, kishte pjesë të kastit një numër të madh të yjeve të së ardhmes.
Britney Spears, Christina Aguilera, Justin Timberlake, Keri Rusell, dhe Rayan Gosling ishin të gjithë pjesë e asaj shfaqjeje, në të njëjtën periudhë.

Tani, dekada më vonë, Spears dhe Gosling u ritakuan pas skenës së “Ellen DeGeneres Show”, ku ishin të dy të ftuar, njëri pas tjetrit.

Gosling i tha moderatores se ai nuk e mbante mend herën e fundit kur e kishte takuar Britney-n, dhe ky fakt tregonte që kishte kaluar shumë kohë.

Aktori rikujtoi kohën kur ata debutonin në shfaqjen e vitit 1993, dhe ai tha DeGneres se Britney dhe Christina Aguilera e kishin impresionuar me talentet e tyre.

“Më kujtohet kur pashë Britney-n dhe Christina Aguilera-n duke performuar për herë të parë, mendova me vete “Oh, ok, këto qenkan tmerr të talentuara”- tha ai. “Unë isha mësuar të punoja me njerëz të talentuar, por ky ishte tjetër nivel”-u shpreh aktori.
Në korrik të këtij viti, gjithashtu Britney Spears foli hapur rreth eksperiencës së saj në “Mickey Mouse Club”, dhe tha për “Entertainment Tonight” se ato vite ishin të paharrueshme. “Me shumë mundësi është një nga periudhat më të veçanta të jetës time”-tregonte me nostalgji Britney.
E pyetur nëse do të merrte pjese në ribashkimin e kastit për nder të 25 vjetorit Show- t televiziv, këngëtarja e nohur u përgjigj pa e menduar dy herë : “Do të shkoja, padiskutim!”
Dhe padiskutim, që edhe të gjithë fanatikët e serialit adoleshent të atyre viteve, po e presin me padurim një ribashkim të tillë./blitz.al/

 

Share