Blitz

 Breaking News

Britania në alarm! Kukullat e dizenjuara si Kate Middleton kanë përmbajtje kancerogjene

Britania në alarm! Kukullat e dizenjuara si Kate Middleton kanë përmbajtje kancerogjene
November 18
18:16 2018

Britania e Madhe është vënë në alarm pasi është zbuluar se kukullat e dizenjuar si princesha Kate Middleton kanë përmbajtje kancerogjene.

Kukullat njihen si  “Princess Catherine Doll” dhe përmbajnë nivele të larta të DEHP, i cili është një komponent toksik që përdoret gjerësisht si zbutës plastik, por që i është ndaluar në të gjithë Europën për shkak të rreziqeve të larta të kancerit.

Oficerët britanikë kanë arritur të konfiskojnë një pjesë të këtyre kukullave gjatë rrugës së tyre për në Britaninë e Madhe, por sërish janë të shqetësuar se mund të ketë ende të tilla në qarkullim, apo më keq akoma nëse prindërit ia u kanë blerë fëmijëve të tyre si dhurata për Krishtlindje.

“Është e frikshme se sasia e madhe e DEHP ende përdoret në lodrat e fëmijëve, veçanërisht pasi ajo mund të shkaktojë pasoja serioze afatgjata ndaj shëndetit të fëmijës”- është shprehur shefi i sigurisë në Institutin e Standarteve të Tregtimit në Britani.

/blitz.al/

Share