Blitz

 Breaking News

Bledi Strakosha tregon se çfarë e bezdis në shoqërinë shqiptare: “Më bën të jem më…”

Bledi Strakosha tregon se çfarë e bezdis në shoqërinë shqiptare: “Më bën të jem më…”
March 24
20:24 2019

Moderatori i njohur Bledi Strakosha ishte i ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës. Ai si gjithmonë është treguar pa asnjë kompleks ku ka folur për jetën personale dhe atë profesionale. I pyetur nëse të qënurit një personazh i njohur e bën atë më të rezervuar Bledi u shpreh se:

“Ne jemi një shoqëri që të shohim shtrembër edhe pa të njohur, imagjino ata që dalin në ekran. Mos të themi se kemi dëgjuar për veten vetëm fjalë të mira se nuk është e vërtetë dhe secili prej nesh ka dëgjuar lloj lloj thashethemesh. Ne jemi një shoqëri me shumë komplekse. Gishtin ja drejtojmë gjithmonë tjetrit, ti e ke fajin, ti e ke bërë dhe ky është problem. Kjo gjë më bën të jem pak më i tërhequr”- tha ai.

Së fundmi, pas një periudhe “pause” në ekran, moderatori i njohur është rikthyer me një projekt televiziv të ri, “Me Bledin” të personalizuar, ku personazhet e njohur do rrëfejnë sekretet e tyre, gjatë takimeve me moderatorin që nisin në barin e hotelit, për të përfunduar në dhomat e gjumit të një hoteli luksoz.

/Blitz.al/

Share