Blitz

 Breaking News

Bieta Sulo tregon marrëdhënien me vajzën e Albanit: Joelle më ka përgatitur të jem një nënë e mirë për Kroin

Bieta Sulo tregon marrëdhënien me vajzën e Albanit: Joelle më ka përgatitur të jem një nënë e mirë për Kroin
November 18
18:09 2018

Bieta Sulo këtë të shtunë ka qenë e ftuara e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut në emision “Thumb”. Moderatorja ka rrëfyer të rejat dhe planet e saj në anën profesionale dhe atë familjare.

Një nga gjërat për të cilat ajo ka folur është marrvdhënia që ajo ka me Joelle, vajzën e Albanit. Bieta tregoi se Joelle ka qenë ndër personat e parë që ka marrë vesh se ajo do të sillte në jetë një fëmijë dhe përtej sikletit se si do e priste ajo lajmin se do të bëhej me vëlla, reagimi i saj e ka befasuar Bietën.

“U entuziazmua. Të parat që e dinin për shtatzëninë kanë qenë motra ime dhe Joelle dhe ajo e ka ruajtur sekret deri në muajin e tretë që shkuam bëmë ekon. Aty na thanë që 70% do jetë djalë dhe ajo direkt tha: shyqyr që do jetë djalë. Padiskutim marrëdhënia që kam patur me Joellin më ka ndihmuar shumë. Unë e njoh atë që kur ka qenë sa Kroi sot. E kam thënë që me Joelin s’kam dashur kurrë të bëj maman por  të jem shoqjae asaj. Por sado një lloj përkujdesje ndaj saj e kisha kur ajo vinte në shtëpinë tonë.”,- tregon Bieta duke aprovuar se mes tyre ka një komunikim dhe marrëdhënie shumë të mirë./Blitz.al/

Share