Blitz

 Breaking News

Bieta Sulo rrëfen momentin më të sikletshëm në emision: “Për 15 minuta m’u desh të mbushja programin kot”

Bieta Sulo rrëfen momentin më të sikletshëm në emision: “Për 15 minuta m’u desh të mbushja programin kot”
November 18
10:53 2018

Çdo moderator ka përjetuar të paktën një herë një moment të sikletshëm në programin që drejton të cilin e kujton si një nga më të vështirët.

Bieta Sulo e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” nga Aulona Musta  dhe Fatma Haxhialiu ka treguar se një episod të tillë e ka përjetuar me Ermonela Jahon.

“Kishim në lidhje në Skype Ermonela Jahon  për shkak të angazhimit të saj në kauzën për luftën ndaj kancerit të gjirit dhe isha shumë e lumtur që do bënim intervistën bashkë. Përpara hyrjes kishim bërë lidhjen provë në Skype dhe Ermonela ishte gati. U dha sigla, bëra hapjen, lidhjen në Skype dhe ndërkohë nuk ishte. Ndërkohë flisja, duhet të mbushja kohën. I ftuari i pjesës së dytë nuk kishte ardhur ende. Ndërkohë që flisja më shkonin dy gjëra në mendje, e para si do e mbushja programacionin dhe e dyta mos po dukem si budallaqe që po flas e po flas…Kur shikoj tek ledi përballë fytyrën e Ermonelës, isha shumë e lumtur”,- tregon ajo./Blitz.al/

Share